Microsoft ‘trondit’ tregun e video-lojërave, ofron 70 miliardë dollarë për kompaninë e Call of Duty

64
Sigal

Microsoft deklaroi se planifikon që të blejë kompaninë e madhe të lojërave Activision Blizzard në një marrëveshje që do t’i kushtojë rreth 68.7 miliardë dollarë.

Kjo do të ishte blerja më e madhe në historinë e kompanisë, por edhe në industrinë e video-lojërave dhe pritet të finalizohet në vitin 2023.

Transaksioni do të thotë që Microsoft do të marrë pronësinë e ekskluziviteteve të lojërave të tilla si Call of Duty, Ëarcraft dhe Overëaatch.

Microsoft pretendon se do ta ndihmojë Activision që të rrisi biznesin e tyre të lojërave në celular, PC dhe konzola, së bashku me sigurimin e blloqeve ndërtuese virtuale për Metaverse. Kjo marrëveshje është më e madhja në historinë e lojrave dhe vjen një vit pasi Microsoft bleu një tjetër kompani me ndikim të lojrave, Bethesda për 7.5 miliardë dollarë.

Satya Nadella, kryetar dhe CEO i Microsoft tha: “Ne po investojmë thellësisht në përmbajtjen e klasit botëror, komunitetin dhe Cloud për të futur në një epokë të re të lojrave që vendos lojtarët dhe krijuesit të parët dhe i bën lojërat të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të arritshme nga të gjithë. .”

Activision Blizzard ka të punësuar rreth 10 mijë punonjës. Ajo është akuzuar për një kulturë toksike në vendin e punës dhe pretendime për ngacmim seksual në muajt e fundit. Vitin e kaluar, Phil Spencer, shefi i Xbox, tha se ishte ‘thellësisht i shqetësuar’ nga pretendimet.

Lojërat që prodhon Activision Blizzard, nga Call of Duty te Candy Crush, janë disa nga më të njohurat në botë. Kompania ka rreth 400 milionë lojtarë aktivë mujorë në 190 vende dhe ekskluzivitete miliarda dollarëshe.

Microsoft thotë se ata po punojnë për të sjellë lojërat Activision Blizzard në shërbimin e tyre të abonimit Game Pass. Marrëveshja ka tronditur industrinë e lojrave.