Merkel: S’ka siguri, por shpresë se situata në Greqi mund të përmirësohet

363
“Nuk ka siguri, por shpresë se situata në Greqi mund të përmirësohet” Kështu ka deklaruar kancelarja Angela Merkel në një intervistë për ZDF. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë gjithashtu se ajo pret që Fondi Monetar Ndërkombëtar të marrë pjesë në paketën e re të shpëtimit për Greqinë, duke thënë se shefja e FMN-së Christian Lagarde ka premtuar se do të lobojë për këtë çështje në bordin e institucionit që drejton.

“FMN-ja ka marrë pjesë në negociata dhe mbështesin marrëveshjen me Greqinë”, tha Merkel për ZDF. “Nuk kam dyshim se ato që zonja Lagarde ka thënë do të bëhen realitet”, shtoi më tej ajo Kancelarja Angela Merkel foli gjithashtu edhe për zërat e një rikandidimi të mundshëm mandatin e ardhshme dhe për takimin që do të zhvillojë me kryeministrin e Italisë Matteo Renzi, i cili do të ndërpresë pushimet për të takuar kancelaren.
Sigal