Dëbimi i 6 turqve, Haradinaj paralajmëron shkarkime nga kabineti qeveritar

412
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se ditën e sotme do të ketë shkarkime nga kabineti qeveritar. Vendimi do të bëhet i ditur në një mbledhje të jashtëzakonshme.
Ai ka konfirmuar për Klan Kosova se sot do të ekzekutohet shkarkime në kabinetin e tij qeveritar, pas operacionit të sotëm ku u deportuan me urgjencë gjashtë shtetas turq nga Kosova.
“Me siguri po”, është përgjigjur ai, kur është pyetur nëse nesër do të shkarkohet dikush. Mësohet se bëhet fjalë për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi.
Sigal