Me thika e shufra hekuri në duar, ish-ushtarakët hyjnë në Kongres dhe sulmojnë deputetët: Na dëmshpërbleni! (VIDEO)

325
Sigal

Deputetët e Kongresit në Guatemala u larguan të tmerruar dhe nga dalet e emergjencës pas një proteste të dhunshme të veteranëve të ushtrisë që kërkojnë miratimin e ligjit që u kompenson vitet e shërbimit ushtarak gjatë konfliktit civil të 1960-1996.

Protestuesit dolën me thika, kama dhe shufra hekuri në duar. Ata u përleshën me policinë, që përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Makina e deputetëve u dogjën në flakë, ndërsa një grup ish-ushtarakësh ja doli mbanë që të hyjë brenda Kongresit, duke ngjallur panik dhe detyruar sigurinë që të evakuojë nga daljet e emergjencës deputetët dhe administratën e institucionit.

Policia raportoi për dhjetra të plagosur, një pjesë e mirë e të cilëve në radhët e tyre. Shumica e punonjësve të policisë u goditën me thika, kama dhe shufra hekuri.

Guatemala u përfshi në një luftë të përgjakshme civile në vitin 1960 mes forcave komuniste të mbështetura nga Kuba dhe Nikaragua dhe qeverisë në pushtet të mbështetur nga SHBA. Lufta u mbyll në vitin 1996 me një marrëveshje paqeje.