“Me kapele në kokë dhe syze”/ Media serbe:Gruevski iku nga Tirana

532
Sigal

Ndërsa Maqedonia i ka bërë burgun gati, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, është arratisur drejt Hungarisë teksa ka kërkuar azil politik në Hungari.

Mediat serbe shkruajnë se Gruevski ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme dhe ka arritur në mënyrë të paligjshme në Tiranë, ku është pranuar më pas në Ambasadën hungareze.

‘Nga mëngjesi i parë me anë të kompanisë Malev ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest.

Ekuipazhi i avionit nuk e ka ditur se kush është udhëtari me kapelë në kokë dhe syze dielli të cilat nuk i ka hequr as në avion, shkruan e përditshmja serbe “Politika”.

Me avionin e parë të kompanisë Gruevski mbërriti direkt nga Tirana në Budapest. Lajmi i arratisjes së ish-kryeministrit, ka zënë faqet e para të mediave të rajonit por edhe më gjerë.

Ndërkohë, opozita hungareze ka kërkuar  me urgjencë dëbimin dhe largimin e ish-kryeministrit të  Maqedonisë.