“Më jep lekë ose të vrava”, i riu shqiptar kërcënon me vdekje nënën e tij nëse nuk i plotëson dëshirat materiale

176
Sigal

Autoritetet italiane kanë arrestuar së fundmi një 28-vjeçar shqiptar pasi ka keqtrajtuar dhe kërcënuar nënën e tij. Mediat italiane bëjnë me dije se policia në Città di Castello ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, banues në Umbertide pasi dyshohet se ka sulmuar disa herë nënën e tij, duke u detyruar të plotësojë kërkesat e vazhdueshme për para. Një muaj më parë gruaja iu drejtua policisë pas një kërkese tjetër për para nga djali i saj i cili kur ajo refuzoi e kishte kërcënuar me vdekje, duke prishur shtëpinë duke thyer mobilje dhe elektroshtëpiake. Por vetëm falë ndërhyrjes së policisë u shmangën pasojat më të rënda të kësaj ngjarje. I riu u arrestua por, gjykata e Perugias vendosi të lehtësonte masën kufizuese duke e urdhëruar të riun të largohej nga shtëpia e familjes dhe të mos afrohej më nënën e tij.

Nga hetimet e mëpasshme të policëve rezultoi se kërkesat për para dhe keqtrajtimi vazhdonin prej disa kohësh, me sulme të vazhdueshme dhe qëndrime të dhunshme. Në këtë pikë, Prokuroria Publike e Perugias i kërkoi gjyqtarit hetues masën e paraburgimit në burg, duke hipotezuar edhe krime të rënda si zhvatja. Kërkesa që u pranua nga gjyqtari dhe policët u paraqitën në shtëpinë e 28-vjeçarit e arrestuan dhe e çuan në burgun e Capanne me akuzën për agresion të vazhdueshëm dhe qëndrime të dhunshme.