FIFA zbulon 3 finalistët për çmimin ‘Portieri më i mirë i Vitit’

190
Sigal

FIFA si çdo vit jep çmime në bazë të pozicionit në të cilin luajnë futbollistët.

Tanimë janë shpallur tre finalistët për çmimin “Portieri më i mirë i Vitit”.

Në tre kandidatët është përfshirë një veteran si Manuel Neuer, por dhe emra të rinj.

Manuel Neuer

Kapiten dhe titullar i padiskutueshëm me Bayern Munchen. Në sezonin që shkoi fitoi gjithçka në Gjermani. Nuk është hera e parë që Neuer gjendet mes finalistëve.

Eduard Mendy

Ishte protagonist në fitoren e Champions Ligës me Chelsean. Një emër i panjohur muaj më parë, por besimi i trajnerit Tuchel e ka bërë një ndër portierët më të mirë në botë.

Gianluigi Donnarumma

Nuk mund të mungonte, pasi fitoi Europianin 2020 me Italinë. Vendimtar me pritjet e penalltive kundër  Anglisë. U shpall dhe “Lojtari i Turneut”. Shihet nga shumë si favorit për ta fituar.