Aktorja rimerr statujën e Oscar-it, arrestohet 47-vjeçari që ia grabiti

624
Departamenti i Policisë së Los Angelos ka arrestuar një person për vjedhjen e statujës Oscar të aktores Frances McDormand, fituese e çmimit si aktorja më e mirë protagoniste në ceremoninë e të dielës.
Zëdhënësja e shtypit e departamentit konfirmoi për mediat amerikane se forcat e policisë së Los Angelos arrestuan një të dyshuar, të quajtur Terry Bryant, 47 vjeç dhe se ai është akuzuar për vjedhje.
Aktorja Frances McDormand u ribashkua me trofeun të dielën në darkë, pasi ja kishin vjedhur gjatë darkës ku po festonte çmimin e saj të dytë Oscar si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”.
Disa orë pasi kishte raportuar vjedhjen e statujës, zëdhënësi i aktores konfirmoi për mediat se trofeu Oscar i ishte kthyer aktores Frances McDormand. Megjithëse nuk u dhanë detaje të tjera, New York Times raportoi se personi që ishte larguar me statujën ishte ndaluar nga një fotograf.


Sigal