Me avion dhe nëndetëse, lum kokaine drejt SHBA-së

241
Sigal

Ushtria meksikane ka kapur një avion privat që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në hapësirën e saj dhe pasi e detyroi të ulej në një aeroport pranë kufirit me Belizen, zbuloi brenda tij rreth 1,5 tonë kokainë.

Lajmin e dha vetë presidenti i vendit, Andrés Manuel López Obrador, duke thënë se ishte arrestuar vetëm njëri prej dy personave në bord, ndërsa tjetri kishte arritur të largohej. Sasia e madhe e kokainës do të kapte një vlerë prej 72 milionë dollarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është hera e dytë brenda tri javësh që ushtria ndalon një avion të mbushur me lëndë narkotike. Më 5 tetor, një avion me kokainë me vlerë 19 milionë dollarë u përplas në Kueretaro pasi u detyrua të ulej nga ushtria. Në aksident humbën jetën dy personat që ishin brenda tij.

Kolumbia është një prej vendeve kryesore të prodhimit të kokainës, që konsumohet kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europë. Prodhimi i saj është burim kryesor i të ardhurave për grupet e armatosura, që furnizojnë në këtë mënyrë konfliktet e brendshme të shtetit prej pesë dekadash, me një bilanc tragjik prej më shumë se 260 mijë viktimash