24 emigrantë mes të cilëve 10 fëmijë kanë humbur jetën pranë brigjeve të ishullit grek Samos, pasi barka e tyre, e cila ishte nisur nga Turqia u fundos.
Autoritetet kanë mundur të shpëtojnë 10 persona, ndërkohë që kërkimet vijojnë për 11 persona të tjerë. Sipas hetimeve paraprake, bëhet me dije se shkaku i incidentit tragjik ka qënë vjetërsia e mjetit lundrues dhe tejmbushja e tij me pasagjerë.
Kjo është hera e tretë brenda kësaj jave që një barkë me refugjatë mbytet në Brigjet e Egjeut.
Ndërkohë, që prej nisjes së vitit, në hapsirën ujore midis Greqisë dhe Turqisë, kanë humbur jetën afro 200 persona.