George Floyd po përcillet sot për në banesën e fundit. Ceremonia mortore po mbahet në Hjuston të Teksasit.
Floyd ishte afro-amerikani, i cili dy javë më parë që u vra nga një polic dhe tashmë një lëvizje masive qytetare ka filluar dhe vijon në SHBA kundër dhunës dhe racizmit.
Sot, familjarët, pastorë dhe politikanë do të mbajnë fjalën në ceremoni mortore, mes tyre kandidati për presidenti i SHBA, Joe Biden.