Mattis nënshkruan urdhra për trupa shtesë në Afganistan

503
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis njoftoi se ka nënshkruar urdhra për dërgimin e trupave amerikane shtesë në Afganistan krahas 11 mijëve që shërbejnë aktualisht në vendin e shkatërruar nga lufta.
Zoti Mattis tha se trupat shtesë do të shërbëjnë më së shumti si këshilltarë, për të garantuar efektivitetin në luftë të forcave afgane, kundër talebanëve dhe më shumë se 10 grupeve terroriste që veprojnë në Afganistan.
Sipas zyrtarëve, sekretari Mattis po kërkon të dërgojë rreth 4 mijë trupa shtesë në Afganistan për të përmbushur nevojat e komandantëve në terren.
Sigal