Masat për frenimin e emigrantëve, Erdogan skeptik mbi propozimin e BE

426
Presidenti, Taip Erdoan, tha se Bashkimi Europian është kujtuar shumë vonë për të vlerësuar rëndësinë e vendit të tij, në frenimin e fluksit të refugjatëve, duke shtuar se në bisedimet për antarsimin e Turqisë në BE ka mungesë sinqeriteti. Ai nuk tha nëse Ankaraja do t’a pranojë fondin prej tre miliardë eurosh që u ofrua nga liderët europianë pas samitit të azil-kërkuesve në Bruksel, por e bëri të qartë se plani i propozuar prej tyre nuk do të aprovohet shumë lehtësisht.
“Siguria dhe stabiliteti i Europës në lidhje me situatën emigrantëve do të varen nga qëndrimi ynë. Gjatë takimit që mbajta në Bruksel, liderët eurpianë më thanë se zgjidhja e krizës nuk mund të arrihet pa Turqinë. Por, nëse zgjidhja nuk mundet pa Turqinë, atëherë pse vendi ynë nuk është i anëtarësuar në Bashkimin Europian? Problemi është i qartë por ata nuk janë treguar të hapur me ne.”
Kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet që të zhvillojë një vizitë në Ankara gjatë ditës së dielë, ku do të takohet me Presidentin Erdogan. Më herët, Bashkimi Europian e cilësoi si të arsyeshme shifrën prej 3 miliardë euro që u kërkua nga Turqia, në këmbim që këta të fundit të kenë mundësi që të akomodojnë më shumë azil-kërkues. Aktualisht, në ketë vend qëndrojnë afro 2 milionë emigrantë sirianë.
Sigal