“Unë po vdes, po vdes”, fjalët e fundit të adoleshentes që u masakrua me thikë në mes të parkut

635
Sigal

Një adoleshente është gjetur e therur me thikë në në park në qendër të qytetit Viersen, Gjermani. Adoleshentja me emrin Luliana është vrarë nga një shtetas turk 25-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ndërsa është bërë i mundur arrestimi i tij.  15-vjeçarja ishte me origjinë rumune, por kishte pasaportë gjermane.

Policia tha se i dyshuari ishte i njohur për autoritetet dhe se çdo lidhje e mundshme me sulmin me thikë të kryer në parkun “Kopshti i Kazinove” të Viersen ishte duke u hetuar. Mbetet e paqartë se cila është lidhja e të dyshuarit me viktimën.

Viktima, një vajzë 15-vjeçare nga Rumania, u dërgua në spital, por vdiq nga plagët e marra. Sipas dëshmitarëve fjalët e fundit që ka thënë adoleshentja “Unë po vdes, po vdes” në gjermanisht.

Herbert Reul, Ministri i Brendshëm për shtetin e Nordrhein-Ëestfalisë, tha: “Ajo që ndodhi sot në Viersen është tronditëse. Jam thellësisht i prekur nga fakti që një vajzë e re u sulmua për vdekje në një park publik”.

Kopshti i kazinosë në përgjithësi konsiderohet nga vendasit të jetë një park i sigurt, sipas tabloidit gjerman Bild.