Masakra në qendrën tregtare në Australi/ Babai i autorit zbulon arsyen: Ja pse im bir shënjestroi vetëm gratë

19
Sigal

40-vjeçari, i cili të shtunën goditi për vdekje gjashtë persona dhe plagosi 12 të tjerë në një qendër tregtare në një periferi të Sidneit, ishte i zemëruar sepse nuk mund të gjente një të dashur, thanë prindërit e tij.

Deklarata e tyre vjen për të konfirmuar vlerësimin e policisë se Joel Cauchi duket se kishte shënjestruar kryesisht gratë, pasi pesë nga gjashtë viktimat e tij dhe shumica e 12 personave që ai plagosi ishin gra. “Ai donte të gjente një të dashur, nuk kishte aftësi sociale dhe humbi mendjen sepse ishte i frustruar”, tha babai i tij 76 vjeçar duke shprehur trishtilin e thellë për personat që humbën jetën.

Ndërkohë, kryeministri Anthony Albanese i ka ofruar një francezi që ndërhyri për të neutralizuar sulmuesin, mundësinë për të qëndruar në Australi sa të dojë dhe për t’u bërë shtetas australian.