U kap në makinën me vlerë 100 mijë euro me 2 kg kokainë dhe 20 kg hashash, arrestohet 38-vjeçari shqiptar dhe bashkpunëtori i tij në Itali

100
Sigal

Në kuadër të një hetimi për të luftuar trafikun e drogë Karabinierët e Njësisë Hetimore Prato arrestuan një 38-vjeçar shqiptar dhe një 22-vjeçar rumun, të gjetur në posedim të sasive të mëdha të drogës.

38-vjeçari u ndalua në Masiano di Pistoia, teksa drejtonte një makinë ‘Porsche’ me vlerë mbi 100 mijë euro. Brenda automjetit u gjetën 2 pako kokainë me peshë 1 kg secila dhe 19.5 kg hashash të ndarë në tableta 100 gramë.

Nga ana tjetër, i dyti u ndalua në Calenzano, teksa drejtonte makinën e tij, brenda së cilës u gjet rreth 1 kg kokainë krejtësisht identike me ato të sekuestruara tjetrit. Karabinierët besojnë se pjesa më e madhe e drogës së sekuestruar ishte e destinuar për tregtarët e drogës aktivë në sheshet e qendrës historike të Pratos dhe zonave përreth.

Në pritje të vërtetimit të arrestimeve, dy personat udërguan në burgjet e Pistoias dhe Pratos, në dispozicion të prokurorëve publikë.