Maqedonia e Veriut hap kufirin pa kushte anti-covid

311
Sigal

Hapja e kufijve pa kushte nga Maqedonia e Veriut ka rikthyer lëvizjen e lirë me Shqipërinë, duke hequr kushtet për test anti-kovid ose karantinim të detyruar!

Efekti u ndje që në ditën e parë kur qarkullimi mes dy vendeve u gjallërua.

Mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut është rikthyer lëvizja e lirë, pas heqjes së testit anti-kovid dhe karantinimit të detyruar si kushte për të kaluar kufirin.

Efekti në kufi ishte i menjëhershëm!

Qarkullimi mes dy vendeve u gjallërua pas gati katër muajve bllokim.

Më të shumtë ishin në hyrje drejt Shqipërisë.

Kryesisht banorë të trevave të banuara nga shqiptarët që vinin për pushime apo çështje punë.

Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon që lejon lëvizjen e lirë më Shqipërinë krahas Kosovës, ndërsa Mali i Zi dhe Greqia mbajnë në fuqi ende masat kufizuese!