Maqedoni, fushata nis ditën e gënjeshtrave

384
Sigal

Me një prill në Maqedoni fillon fushata për zgjedhjet presidenciale. Në ditën e gënjeshtrave tre profesorë do të fillojnë të shpalosin platformat e tyre.

Shoqëri për të gjithë, shtet për të gjithë, demokraci e barazi, zhvillim ekonomik, janë fjalët që i kemi dëgjuar për tre dekada me radhë, njofton agjencia e lajmeve në Maqedoni, INA.

Tre “musketerët” do ti dëgjojmë edhe në këto zgjedhje duke premtuar integrime, e shumë të mira, por a do të ndryshojë realiteti në terren?

Qytetarët e varfër dhe të pa shpresë do ti hapën veshët e kësaj rradhe, ata duan të dëgjojnë fjalë të mira, madje le të jenë edhe gënjeshtra. Duan ta mbajnë gjallë shpresën se një ditë në Maqedoni vërtetë do të ketë jetë dhe mirëqenie për të gjithë.

Fushata do të zgjas deri më 19 prill, ku më pas do të ketë heshtje zgjedhore, para ditës së votimit.

Sipas njoftimeve të shtabeve zgjedhore, kandidatët do të vizitojnë thuajse të gjitha vendet e populluara, do të kenë takime me qytetarët dhe mbledhje të mëdha në qytetet më të mëdha. Premtojnë fushatë të qetë dhe korrekte.
Para fillimit të garës në zgjedhjet presidenciale, apele për zgjedhje të rregullta ju dërguan kandidatëve, partive politike dhe qytetarëve bashkësia ndërkombëtare, përfaqësuesit shtetërorë dhe KShZ.

Raundi i parë për zgjedhjet presidenciale është caktuar më 21 prill ndërsa i dyti më 5 maj.

Kryetarin e ri mund ta zgjedhin 1.808.131 qytetarët me të drejtë vote të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Në zgjedhjet presidenciale, të drejtën e votës jashtë vendit do ta mund ta realizojnë 1.782 qytetarë në 32 përfaqësi konsullore diplomatike.(INA)