Malaysia Airlines, gjendet një pjesë e dytë e avionit

452
Gjendet një pjesë e dytë në brigjet e ishullit të oqeanit Indian, e cila dyshohet se i përket avionit të linjës malasia airlines MH370.
Zbulimi vjen disa ditë pas gjetjes së një tjetër pjese, e cila po analizohet në francë dhe për të cilën ekspertët besojnë se është njëri krah i avionit.
Pjesa e dytë, e cila besohet të jetë dera e avionit, u gjet në jug të qytetit St Denis.
Sipas informacioneve, mbi të ka disa mbishkrime dhe ndoshta edhe disa imazhe ilustruese.
Pas këtyre ngjarjeve, Ministria e Transportit të Malajzisë thotë se tashmë do të zgjerojë kërkimet rreth ishullit Reunion në oqeanin Indian.
Krahu i gjetur i avionit u transportua në një laborator në Tuluzë të Francës dhe shumë shpejt priten rezultatet.
Ekspertët franceze paraprakisht kanë konfirmuar se pjesa e parë e gjetur e avionit i përket tipit Boeing 777 – i njëjti lloj i avionit që u zhduk thuajse një vit e gjysëm më parë.
Fluturimi i Malaysia Airlines që udhëtonte nga Kuala Lumpur drejt Pekinit u zhduk më 8 mars të 2014 me 239 pasagjerët dhe ekuipazhin në bord.
Që atëherë, ekipet autraliane të kërkimit janë përqendruar në një sipërfaqe të gjerë në pjesën jugore të oqeanit Indian, 4 mijë kilometra në lindje të Reunion.
Sigal