Tubacione poshtë detit për të furnizuar Qipron Veriore me ujë, projekt për herë të parë i qeverisë Turke

476
Presidenti i Planifikimit të Arsimit të Lartë, Auditimit, Akreditimit dhe Këshillit Koordinues (YODAK), Husein Gokçekush deklaroi se projekti për furnizimin me ujë nga Turqia të Qipros Veriore është drejt përfundimit.
Në universitetin ”Lindja e Afërt”, në Lefkosia, bashkësia e inxhinierëve turke dhe ajo e arkitektëve mbajtën një takim informues mbi projektin për furnizimin me ujë të Qipros Veriore.
Gokçekush tha se projekti është drejt përfundimit dhe se me këtë projekt do të hiqet problematika e ujit të pijshëm e cila ka vazhduar mëse prej 40 vitesh në ishull.
“Tashmë është çështje kohe, ku brenda një kohe të shkurtër ëndrra po realizohet”, theksoi ai.
Projekti i furnizimit me ujë të Qipros Veriore nga Turqia kalon 23 kilometra në linjë tokësore dhe 80 kilometra nën det, në një nivel 250 metra poshtë ujit.
Ky projekt është i pari në botë për nga lloji i tij pasi për herë të parë me anë të një tubacioni, i cili kalon nën det, një numër i madh i popullsisë së Qipros Veriore do të furnizohet me ujë të pijshëm, i cili do të rrjedhë nga Turqia.
Sigal