Londër, kapet shqiptari me 300 mijë stërlina në sirtarin e dollapit

366
Pas një hetimi disamujor, “National Crime Agency” sekuestroi në shtëpinë e një shqiptari në Londër 300 mijë e 500 stërlina, që i mbante në sirtarin e një dollapi rrobash. Altin Nase, 41 vjeç, do të ndalohej me makinën që udhëtonte, nën dyshimin se transportonte drogë. Por oficerët e NCA-së gjetën një çantë sportive me 269 mijë stërlina.
Makina drejtohej nga bashkëpunëtori i Altin Nases, një shtetas algjerian i quajtur Shwan Abubaker, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 2.000 stërlina, si dhe dy kg kokainë me vlerë shitjeje në treg prej 440 mijë stërlinash. Sipas policisë londineze, si pasojë e këtij investigimi u sekuestruan 626 mijë stërlina. Nase dhe Abubaker pranuan akuzat në gjykatën “Blackfriars Crown Court”, duke u dënuar në total me 9 vite e 8 muaj burg.
Sigal