Zgjedhjet e FRPD, Vlora voton e para, Tirana voton më 6 dhjetor

615
Zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, nisin këtë të diel me Kuvendin e Vlorës. Pas thuajse një muaji fushate intensive të 6 kandidatëve dhe procesit të anëtarësimeve në të gjithë vendin, i lihet vendi Kuvendeve ku do të ballafaqohen programet dhe platformat e kandidatëve si dhe anëtarësisë të cilët sipas parimit “një anëtar, një votë”, do të zgjedhin kandidatin e preferuar.
Pas Vlorës, Kuvendi i radhës është ai i Kavajës në datën 16 nëntor, ndjekur nga i Matit vetëm një ditë më pas, ndërsa Tirana do të jetë e fundit, në datën 6 dhjetor, që do të votojë për kryetarin e të rinjve demokratë. Në garën për kryetarin e ri të FRPD marrin pjesë 6 kandidatëve, personalitete dhe figura të njohura të Partisë Demokratike si Ervin Salianji, Oriela Nebijaj, Greta Koçi, Belind Këlliçi, Lisandër Hoxha dhe Enri Çeno. Të drejtë vote do të kenë afro 25 mijë të rinj demokratë. 
Sigal