Shpresë nga Mali i Zi, në tri ditë asnjë rast me Covid-19

312
Sigal

Mali i Zi është vendi i parë në Ballkan që, gjatë tri ditëve të fundit nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Mediat vendase bëjnë me dije se, gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik ka përfunduar analiza e 81 mostrave, mes të cilave nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve të prekura me koronavirus që nga fillimi i pandemise është 321, ndërsa vetëm 7 persona e kanë humbur betejën me Covid 19. Qytetet që janë pjesë e hartës së të infektuarve janë; Podgorica me 163 të prekur, Tuzi me 37, Nikçiç me 34, Bar me 23, Ulqini me 22, Andrijevica me 7, Budva me 7, Plavë me 7 raste, Bijelo Polje me 6 raste, Herceg Novi 6 raste, Danilovgrad 3 raste, Gusinje 3 dhe Tivat 3 raste të konfimruar me koronavirus. Ndërkohë vlen të theksohet se Mali i Zi ishte vendi i fundit që konfimoi rastin e parë me koronavirus.