Londër–BP: SHBA-ja bëhet prodhuesja e parë në botë e naftës

448
Sigal

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë prodhuesi i parë në botë i naftës që nga viti 1975 duke kaluar edhe Arabinë Saudite dhe Rusinë, sipas gjigantit të arit të zi, British Petroleum (BP).
”Oferta botërore, e rritur në 2,1 milionë fuçi në ditë në vitin 2014, ka njohur një rritje të paparë”, deklaroi grupi britanik në rishikimin statistikor për energjinë botërore, publikuar sot.
”Rritja e ofertës botërore ka ardhur kryesisht nga SHBA-ja me rritjen më të madhe në botë”, theksoi BP-ja.
”SHBA-ja ka kaluar Arabinë Saudite dhe Rusinë dhe është bërë e para fuqi prodhuese e naftës në botë që nga viti 1975″, tha Bob Dudley, drejtori i përgjithshëm i BP-së.