Bandat e drogës shkaktojnë masakër ndaj policisë, 13 efektivë të vrarë (FOTO)

210
Sigal

Një luftë e përgjakshme ka ndodhur në Meksikë, ku bandat e drogës kanë sulmuar një patrullë policie, duke u marrë jetën 13 efektivëve.

Ngjarja ndodhi kryeqytetin e Meksikës mëngjesin e sotëm, konkretisht në Coatepec Harinas.

Plumba dhe gjak kudo/ Bandat e drogës shkaktojnë masakër ndaj

Sipas mediave vendase, kjo ngjarje shënon edhe krimin më të rëndë në vend ndaj uniformave blu në vitet e fundit. Asnjë kartel mafioz nuk e ka marrë përsipër sulmin deri në këto momente, edhe pse përplasja ndodhi me një bandë droge.

Lufta mes bandave të drogës dhe policisë është e njohur në këtë shtet, ku në 2015 anëtarë të bandës “Jalisco Nueva Generación” i morën jetën 15 policëve.

Plumba dhe gjak kudo/ Bandat e drogës shkaktojnë masakër ndaj

Vetëm vitin e kaluar, në Meksikë u vranë rreth 500 policë, ndërsa kartelët e drogës kontrollojnë disa zona.

Plumba dhe gjak kudo/ Bandat e drogës shkaktojnë masakër ndaj