Lady Gaga koncert në Itali, hipnotizon spektatorët me performacën e saj

583
Lady Gaga hipnotizoi, “Mediolanum Forum” të Assago, në Milano, i mbushur për datën e vetme italiane të turneut pas albumit ‘Joanne’.
Pas anulimit të datave evropiane në shtator për shkak se ishte sëmurë Gaga është kthyer në formë më të mirë se kurrë më parë. E pritur me duatrokitje, këngëtarja e hapi koncertin me këngët “Diamond Heart” dhe “A-Yo”, këngë nga albumi i fundit i saj.
Maskat e shumta të Gaga shfaqen në një spektakël shfaqje të ndarë në shtatë kapituj, secila e karakterizuar nga një pamje e re, koreografi dhe efekte speciale, por mbi të gjitha me një temë dhe tingull të saktë.
Kështu hiti “Poker Face” dhe “Perfect Illusion”, shërbyen si tranzicion drejt elektronikës së ‘Just Dance’, ‘LoveGame’ dhe ‘Telephone’ (me një version të improvizuar të ‘Donatella’ dhe një përshëndetje për miken Versace) që shfaq sërish rrokun.
“Sot jam këtu me gjithë familjen time”, tha ulur në piano Gaga. “Kam takuar kushërinjtë e mi italianë për herë të parë, erdhën sidomos nga Sicilia, mendoj se si gjyshërit e mi braktisën një vend kaq të bukur, sakrificat që bënë : të jesh këtu më bën të ndihem se i kam bërë ata krenarë “, u shpreh ajo.
Midis triumfit të këngëve si ‘Alejandro’, ‘Applause’, ‘Born This Way’ e ‘Paparazzi’, gjatë një mbrëmjeje që e pa të vallëzonte me trupën e saj të baletit prej dhjetë balerinësh.
Sigal