Ky është 31-vjeçari shqiptar, goditi disa herë me thikë të moshuarin grek për ta grabitur

65

Pa mbuluar fytyrën, një 31-vjeçar shqiptar ka dalë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. I riu u arrestua të premten e kaluar në Lamia, gjatë një tentative grabitjeje, ku qëlloi me thikë shitësin e një kioske. Mediat greke shkruajnë se, i riu qëndroi sot rreth dy orë në zyrën e Prokurorit dhe hetuesit, ndërsa afati për të kërkuar falje u la për të premten. 31-vjeçari akuzohet për vrāsje në tentativë, me qëllim grābitjen, si dhe për shkelje të ligjit për armët dhe të huajt. Në seancën e sotme, ai nuk kishte avokat dhe një anëtar i Avokatisë së Lamisë pritet të emërohet. Autori i krìmit shqiptar u arrestua në një zonë malore të Bashkisë Kamenon Vourla, konkretisht në Agnanti, ku ai ishte strehuar për të shpëtuar arrestimit.

Grabitja

Një 66-vjeçar mbeti i plāgosur pas një sulmi nga një person me kapuç në kokën natën e 26 qershorit. Burri ndodhet në kujdesin intensiv në spitalin e Lamias. Me kërcënimin e një thike, hajduti dëshironte të vidhte paratë. Autori i pamëshirshëm goditi me thikë 66-vjeçarin në qafë dhe shpinë dhe iku në një drejtim të panjohur. Burri u transportua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua një operacioni. Ai u intubua dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.