Kujdes nga termometrat me rreze infra / Studimi i nxjerr të pasigurt

300
Sigal

Termometrat infrared pa kontakt kanë qenë të kudondodhur në vendet e punës, restorantet si një mjet kontrolli për Covid-19, por një test i MailOnline ka zbuluar se ata nuk tregojnë shifrën e duhur.

Ky njoftim mbështet paralajmërimet nga dy ekspertë kryesorë të cilët thanë se termometrat nuk janë të saktë, e shpesh të pasigurtë. Në një pjesë të opinionit të botuar dje, Dr. William Wright në Universitetin Johns Hopkins dhe Dr. Philip Mackowiak, profesor i Mjekësisë në Universitetin e Maryland, shtuan se skanuesit infra të kuq ‘i japin njerëzve një ndjenjë të rremë sigurie’.

MailOnline testoi saktësinë e shtatë termometrave të disponueshëm në treg dhe mori për të njëjtin person të shëndetshëm shifra të ndryshme nga 36.2 ° C deri në 37.6 ° C, me leximet infra të kuqe që ndryshojnë më shumë nga ato të termometrit me zhivë, i cili mendohet të jetë më e besueshme.