Kryeprokurori francez: Gjenden eksploziv dhe automatik në një apartament

419
Kryeprokurori francez, Francois Molins deklaroi se dy rripa eksplozivi, 1 automatik u gjetën sot në një apartament. Në sajë të operacioneve të kërkimit për terroristët, kryeprokurori pohoi se municionet u gjetën në Saint Denize.

“2 rripa eksplozivi dhe 1 automatik u gjetën në një apartament në Saint Denize. Abaaoud është kthyer në vendin e ngjarjes. Në krye të hetimeve janë 6 hetues. Në 11 ditë kemi shqyrtuar 5339 raporte. Dimë që Abaaoud kishte plan për të hedhur veten në erë”, tha Francois Molins.
Sigal