Një kroçerë ka humbur kontrollin duke goditur një skelë dhe duke u përplasur me njuë anije tjetër turistike në portin e Venecias.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër persona, shkruan “ABC News”. Anija “Opera” ishte ankoruar në molin San Basilio kur u godit anash nga kroçera, edhe kjo në fazë ankorimi.
Pronari i anijes së lundrimit, MSC Cruises, tha se anija kishte pësuar një problem mekanik. Zjarrfikësit dhe shërbimi i shpëtimit i Italisë, thanë se situata ishte nën kontroll.
Wow, this just happened outside our apartment!! pic.twitter.com/OfSOdCU2Br
— Duncan Ogle-Skan (@duncanogleskan) June 2, 2019