Shoferi përplas gruan shqiptare bashkë me nusen shtatzanë dhe vajzën 4-vjeçare

440
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth mesditës, në zonën e Casalotti në Itali, ku një drejtues mjeti me shtetësi italiane, i identifikuar si N. F, 67 vjeç, ka aksidentuar me mjetin e tij tip Peugeot Boxer, tre persona. Në këtë aksident të lënduara rëndë kanë mbetur një grua shqiptare 67 vjeç, një shtetase moldave shtatzënë dhe një fëmijë 4 vjeçar.

Sikundër mësohet, të tre personat e lënduar kishin lidhje me njëra-tjetrën.

Gruaja shqiptare ishte duke ecur në rrugë bashkë me nusen moldave të djalit si edhe vajzën e tyre të vogël.

Të tre personat e lënduar u dërguan menjëherë në spital, ku dëmtimet më të shumta mësohet se i ka pësuar vajza e vogël 4 vjeçare.

Dyshimet janë se drejtuesi i mjetit mund të ketë pasur një përkeqësim të papritur të shëndetit, ndoshta një infarkt, çka ka bërë që të devijojë edhe rrugën, duke përplasur këmbësorët.