Kriza e refugjatëve sirianë, Merkel: Test historik për Europën

467
Kancelarja gjermane Angela Merkel, e ka cilësuar krizën e emigrantëve si një test historik për Europën. Pavarësisht përpjekjeve për të frenuar valën e madhe të emigracionit, e cila ka zhytur në krizë kontinentin e vjetër, kancelarja gjermane gjatë konferencës së partisë “CDU” ka deklaruar se Gjermania duhet të mbrojë të drejta e njeriut. 
“Duhet të mundohemi të kuptojmë arsyet pse sirianët detyrohen të largohen nga vendi i tyre”, – është shprehur Merkel e cilësuar si personi i vitit nga “Time”. 
Gjithashtu kancelarja e shtetit me fuqinë më të madhe ekonomike në Evropë ka thënë gjatë konferencës së shtetit gjerman është duke marrë masa për pritjen e më shumë se 1 milion sirianëve deri në fund të vitit 2015. 
Sigal