Kriza e çmimeve ngre sindikatat e punëtorëve në protestë, kërkojnë rritje pagash! Trazira në Selanik e Athinë

93
Sigal

Dy sindikata të punonjësve të sektorit publik, një në Athinë dhe një në Selanik po protestojnë për rritje pagash për t’u përballur me krizën. Ata dolën në rrugë me pankarta në duar që prej orës 10:00 ndërsa kanë një sërë kërkesash për qeverinë.

Rreth orës 13:30 shpërthyen incidente jashtë Kuvendit hodhën bomba molotov në sheshin Sintagma. Incidentet u përhapën me shpejtësi edhe në rrugët përreth, ndërsa edhe forcat e policisë u përpoqën të shpërndajnë turmat.