Krijimi i asocacionit të komunave, mediat serbe: Vulosëm humbjen e sovranitetit mbi Kosovën

526
Mediat në Serbi vazhdojnë të deklarojnë se marrëveshjet të fundit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë e kanë vulosur përfundimisht humbjen e sovranitetit serb mbi Kosovën.
Dejan Miroviq ofron një analizë të detajuar për portalin “Mendimi i ri politik serb (NSPM)” të marrëveshjeve të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Telegrafi.
Ai nënvizon se ngjarjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, të pasuar nga marrëveshjet e 25 gushtit 2015, dëshmojnë qartë se Kosova është shtet i pavarur.
Shtetësia e Kosovës është betonuar, pohon Miroviq, kur Serbia nënshkroi që Kosova të ketë kodin e saj shtetëror telefonik, që të hapet ura mbi lumin Ibër, dhe që kryetari i Asociacioni të komunave me shumicë serbë në Kosovë t’i japë llogari Prishtinës.
Sigal