KQZ në Kosovë numëron 44.79% të votave, Vetëvendosja prin bindshëm

144
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë bën me dije se deri më tani janë numëruar 44.7% e votave.

Ndërkohë, sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.05%.

Partia e Albin Kurtit pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 18.39 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.39 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8.30 për qind, Lista Serbe 3.61 për qind, Nisma Socialdemokrate 2.67 për qind.

Përqindjen e saktë të rezultateve mund ta gjeni duke klikuar KËTU.