Vangjel Tavo: Kosova model zgjedhjesh, ndërsa në Shqipëri thuren plane si të vidhen votat

155
Sigal

Ditën e sotme u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe për këtë, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reguar dhe deputeti i LSI-së, në Gjirokastër, Vangjel Tavo duke thënë se kosova bën zgjedhje “model”, ndërsa në Shqipëri thuren plane se si të vidhen votat.

“Për pak orë del rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë. Këtu, pas votimeve moniste të 30 qershorit, u deshën 27 ditë të dilte rezultati se partisë që kandidoi e vetme nuk i dilnin llogaritë.
Ja Kosova. Pa debate se tha ODIHR dhe OSBE, kështu apo ashtu.
Ja Kosova, humbësit i uruan fitoren fituesve. Kjo është maturi politike. Ky është shteti dhe politika e emancipuar moderne.”, – shprehet Tavo në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë:

Kosova model zgjedhjesh ndërsa në Shqipëri thuren plane si të vidhen votat; si të përfshihen bandat; si të udhëzohen drejtorë e ish-drejtorë policie për të intimiduar votuesit; si të gënjejnë ministritë me premtime boshe 3D; si të kërcënohet administrata publike me bukën e gojës; si t’u kërkohet mësuesve dhe rrogtarëve lista me karta identiteti për të votuar partinë në pushtet; si të thuren plane për blerje votash (nëpër supermarkete ditën e votimit, etj etj që i dimë tashmë); si të përfshihen trafikantët dhe kriminelët në listat për deputetë, dhe nëse janë të ekspozuar për njerëzit të vendosin lolot e tyre në lista; si të hapen vende pune të përkohshme me afat 3 mujor ku çdo i punësuar të sjellë listen me votat e veta; si të terrorizohet biznesi me gjoba; si të terrorizohet një popull që të mos votojë i lirë.
Për pak orë del rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë. Këtu, pas votimeve moniste të 30 qershorit, u deshën 27 ditë të dilte rezultati se partisë që kandidoi e vetme nuk i dilnin llogaritë.
Ja Kosova. Pa debate se tha ODIHR dhe OSBE, kështu apo ashtu.
Ja Kosova, humbësit i uruan fitoren fituesve. Kjo është maturi politike. Ky është shteti dhe politika e emancipuar moderne.
Shembull i jashtëzakoshëm qytetarie që bën kontrast të madh me diktaturën dhe tribalizmin e qeverisë që kemi këtu.
Vangjel Tavo