Kosovë, VV qëllon me vezë ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi

382
Lëvizja Vetëvendosje ka qëlluar sot me vezë një tjetër ministër të qeverisë. Kete here shënjestër e gjuajtjeve me vezë ishte ministri u Bujqësisë, njëherësh edhe zëvendëskryetar i PDK-së, Memli Krasniqi. Lajmi është publikuar nga VV në profilin e saj zyrtar në FB, ku e cilësojnë ministrin si një prej mbrojtësve më të zellshëm të veprimeve antikushtetuese të qeverisë së Isa Mustafës.
“Të hënën, në datën 28 dhjetor 2015, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë gjuajtur me vezë zëvendëskryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.
Memli Krasniqi, aktualisht Ministër i Bujqësisë në qeverinë e Isa Mustafës, është një prej mbrojtësve më të zellshëm të veprimeve kundër-kushtetuese të qeverisë. Ai ka mbrojtur marrëveshjet kriminale të nënshkruara nga qeveria, dhe ka justifikuar veprimet e dhunshme të cilat pushteti i ka ndërmarrë ndaj aktivistëve dhe deputetëve të opozitës”, shkruan VV në Fb.
Po ashtu VV denoncon se gjatë këtij aksioni të gjuajtjes me vezë është rahur nga 6 truproja të Krasniqit pa të drejtë aktivisti Ehzon Azemi.
“Gjatë zhvillimit të këtij aksioni gjashtë ose shtatë truproja të Memli Krasniqit kanë rrahur në mënyrën më brutale e më çnjerëzore, pa asnjë të drejtë, aktivistin Egzon Azemi. Dëshmitarë të kësaj rrahje u bënë shumë qytetarë, që kanë qenë duke kaluar në atë kohë në Rrugën “Rexhep Luci”. Më pas Egzon Azemi është dërguar në polici.”
Sigal