Kosovë: Policia ka larguar turmën nga stacioni i policisë, ata ecin në drejtim të sheshit

442
Policia ka larguar turmen nga stacioni i policisë, ndërkohë turma për momentin është në rrugën që të shpie nga Kino ABC. Turma, me diku 200 protestues, po drejtohet nga sheshi kryesor i qytetit. Glauk Konjufca, i cili ishte me Albin Kurtin në momentin kur Policia e Kosovës i ka ndalur dhe e ka arrestuar Kurtin, tha para gazetarëve se PK nuk ju ka prezantuar asnjë fletëarrest. “Vetëm e kanë lidhur Albinin, ky akt ma shumë është kidnapim se arrestim. Dhe po kjo mund të ketë lidhje me veprimet tona në Kuvend”, ka thënë Konjufca.

Ndërkohë edhe më tej janë duke u gjuajtur gurë dhe mjete të tjera ndaj policisë. Nga tereni gazetarët tanë raportojnë se nga asnjëra palë gazetarët nuk janë duke u kursyer cka po e vështirëson punën e gazetarëve dhe kameramanëve nga vendi i ngjarjes. Thyhen xhamat e dritareve të Policisë. Policia e Kosovës ka nisur të gjuaj gaz lotë sjellës, dhe gazi vetëm sa i ka larguar pak aktivistët të cilët edhe më tej po gjejnë gur për ta sulmuar policinë. Raportohet se gurët tash janë duke gjuajtur ndaj policëve.
Sigal