Koronavirusi/ Hapet spitali i ri në Milano, u ndërtua në 10 ditë

65

Spitali i ri i terapisë intensive në Milano do të hapë dyert ditën e hënë për të pritur pacientët e parë të prekur nga koronavirusi. Ende nuk dihet se sa pacientë do të shtrohen në spital sepse kjo gjë do të varet nga kërkesat e spitaleve të tjera të cilat nuk do të kenë më kapacitete akomoduese.

Personeli do të jetë i përbërë nga bashkëpunëtorë të poliklinikës që do të drejtojë spitalin dhe persona të tjerë që janë thërritur nga Mbrojtja Civile.Në tërësi kanë aplikuar 500 mjekë dhe 3500 infermierë. Për çdo krevat janë parashikuar 1 mjek dhe 2 infermierë.

Por spitali nuk do të hapë menjëherë të 208 shtretërit që ka në dispozicion pasi numri i të shtruarve në terapi intensive në Lombardi është duke rënë.

Ashtu siç e shpjegoi dhe presidenti i Fondacionit Fiera, Enrico Pazzali, spitali u ndërtua në 10 ditë dhe për të u shpenzuan rreth 21 milionë euro të mbledhura nga rreth 1200 donatorë të ndryshëm. “Bëmë të mundur në 10 ditë atë që zakonisht duhen disa vite për ta përfunduar”, u shpreh Pazzali.