Ish ministri i shëndetësisë: Komedi, që mund të kthehet në tragjedi

278
Sigal

Nga  Prof.Dr.Tritan Shehu

Kryeminstri ndersa sot mbush paradoksalisht Tiranen me mjete te blinduara, deklaron se nga neser do te “zbuse karantine”!!!
Te dyja veprime absurde, jo adeguate, kontradiktore, qe secili ne vete vete rrezikon te krijoje efekte negative.
Desheroj te pyes Kryeministrin, cfare pret te ndryshoje deri neser ne planin epidemiologjik?!
Deklaroni se neser do te “zbusni” karantinen, por a e dini se kjo jave ka qene nje jave me kurbe ne ngritje te rasteve te reja edhe te vdekjeve, atehere cfare e ndryshon daten 6 prill nga 30 Marsi kur u forcua karantina, per vendosjen e se ciles ne kemi bere presion.
Sot jemi me keq!!
“Zbutja” e karantines eshte nje qellim i desheruar, por qe duhet te realizohet si pjese e nje strategjie, mbi te dhena objektive, masa te gjera shoqeruese sepse ndryshe mund te kthehet ne nje aventurizem te rrezikeshem!
Ne radhe te pare e kam fjalen per test, test, test dhe ekzaminime te tjera per te njohur realitetin virusologjik dhe nivelin e imunizimit te popullesise ndersa i ndaloni laboratoret, pregatitje te kujdesit paresor qe e keni lene pa mbrojtje e ne amulli, forcim te sherbimeve klinike e terapise intensive ne nivel vendi per te perballuar te pa priturat, qe mund te ndodhin gjate hapjes.
Dhe dicka e fundit, ne vend qe ta mbushni Tiranen me blinda, mbusheni Shqiperine me maskat individuale; besoj e keni degjuar qe “zbutja” e karantines duhet te shoqerohet edhe me detyrimin e vendosjes se tyre!