Konspiracionet e Gjuriç: Ndërkombëtarët po e vonojnë Gjykatën Speciale

531
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriç së fundi ka dalë me disa konspiracione të çuditshme.
Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po e favorizion Kosovën në raport me Serbinë, kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Madje Gjuriç thotë se pikërisht ndërkombëtarët po e vonojnë fillimin e punës së Gjykatës Speciale
“Ne nuk duhet të harrojmë se ky tribunal nuk funksionion pasi ata nga bashkësia ndërkombëtare kanë për qëllim ta zgjatin mandatin e prokurorit special, por kjo është përgjegjësi edhe e Prishtinës”, ka shtuar Gjuriç, duke thënë se kjo është “lojë politike”.
Ai akuzoi institucionet e Kosovës se po e vonojnë formimin e Asociacionit, dhe po tentojnë ta ndryshojnë këtë marrëveshje.
“Ekipi për formimin e Asociacionit nuk u lejua të punojë pesë vite, ai është aktiv dhe marrëveshja do të jetë sipas asaj që është arritur në Brukse”, tha Gjuriç.
Ndryshe, BE-ja i ka dhënë afat Kosovës katër muaj për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
Sigal