LSI: Rekomandimi të shërbejë si zgjim për qeverinë, detyrim e përgjegjësi e madhe

433
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha nga selia e LSI-së ka reaguar për rekomandimin pozitiv që mori Shqipëria pas publikimit të raportit të KE, për çeljen e negociatave me BE. Në një konferencë për shtyp deputetja e LSI-së teksa uroi për këtë ditë historikë, theksoi se negociatat janë detyrim dhe përgjegjësi e madhe. Mes të tjerash ajo shtoi se LSI uron që rekomandimi të shërbejë si zgjim për qeverinë. “Rekomandimi pozitiv nuk vjen as për qeverinë edhe as për opozitën. Por u takon shqiptarëve. Ndaj LSI ka qenë dhe do të jetë përkrah dhe në mbështetje të plotë të këtij procesi jetik për vendin”, tha ajo. Ndërkohë që rekomandimi është njëra anë e medaljes, Mbledhja e Këshillit Evropian në qershor mbetet një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare. Ndaj vullneti i mirë, serioziteti dhe modestia duhet të jenë tiparet që duhet të udhëheqin këtë proces. Shqipëria sot ndeshet me shumë, sfida, ndërtimin e një shteti të drejte që nuk është peng i asnjë individi apo partie, e që trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e këtij vendi. Lidhja e politikës me krimin, korrupsioni, pandëshkueshmëria, mosrespektimi i të drejtës së pronës, mbrojtja shtresave në nevojë si dhe ngritja e mekanizmave të kontrollit për lëvizjen e lirë dhe azilkërkuesit janë ende probleme serioze që cenojnë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Sigal