Konflikti Izrael-Palestinë/ Jeruzalemi firmos armëpushimin pas 11 ditësh luftë

212
Sigal

Jeruzalemi ka firmosur armëpushimin pas 11 ditësh luftë. Konfliktit Izrael-Gaza i erdhi fundi të paktën përkohësisht pasi palët thuhej edhe më parë që ishin shumë afër një marrëveshjeje armëpushimi.

Kësaj here edhe Izraeli është bindur për armëpushim pas thirrjeve e presioneve ndërkombëtare duke mbledhur sot kabinetin e sigurisë.

”The Jerusalem Post” raporton se sot në kabinet u diskutuan kushtet e armëpushimit me Gazën. Nga ana tjetër edhe nga Hamasi u shprehen të sigurt se do të kishte një armëpushim.

Presidenti i SHBA, Joe Biden gjatë një bisede telefonike me Netanyahun ditën e djeshme duket se e ka bindur këtë të fundit për armëpushimin.