Në ndryshim nga qëndrimi i djeshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, vetë ish-ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, para tre vitesh ngrinte lart rolin e Sali Berishës në mbështetje të SPAK dhe të BKH.
Në një intervistë në shtator të vitit 2018, Donald Lu theksonte mbështetjen e Berishës për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Më lejoni të them se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort.
Është serioz për këtë. Dhe di që pjesë e arsyes pse Partia Demokratike votoi në favor të atij ligji ishte Sali Berisha. Kështu që, po, ka qenë shumë i përfshirë në procesin e reformës së gjyqësorit,”,- deklaroi Donald Lu për mediat.
Ndërkohë Departamenti i Shtetit deklaroi dje se retorika e Berishës shkon kundër kësaj reforme.


















