Kompania ‘Lego’ përfiton nga lufta, shet sasi rekord të produkteve me figura të Zelensky! Synohet mbledhja e 100 mijë dollarëve

120
Sigal

Citizen Brick, që prodhon produkte LEGO të printuara me porosi, po prodhon më shumë figura të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për t’i shitur si pjesë e një fushate bamirësie që mbështet refugjatët e luftës.

Sipas medieve të huaja, kompania fillimisht mblodhi 16,540 dollarë pasi shiti figurat lodër të liderit ukrainas për 100 dollarë, dhe lodrat e koktejit molotov për 10 dollarë.

Citizen Brick ka njoftuar tani se po prodhon më shumë figura të Zelensky-t pasi shpreson të mbledhë 100 mijë dollarë.

“Për shkak të interesimit të madh për të mbështetur këtë fushatë bamirësie, ne kemi aranzhuar të prodhojmë një tjetër seri të figurave Zelensky”, tha kompania në një deklaratë.