Klononin kartat e pushuesve në hotel dhe u vidhnin paratë, nis hetimi për çiftin shqiptar në Itali

399
Sigal

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për një çift shqiptarësh të cilët drejtonin një hotel në Cattolica në Itali, pasi mashtronin me kartat e bankave të klientëve.

Në momentin që klientët bënin pagesën për qëndrimin në hotel, çifti së bashku me djalin, vidhnin të dhënat e kartave të debitit apo kreditit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021 dhe mendohet se shuma që është arrit të vidhet, është më shumë se 150 mijë euro.

Gjithçka nisi me ankesat e turistëve që qëndronin në dhomat e hotelit të drejtuar nga çifti. Sapo u kthyen nga pushimet, shumë klientë e kuptuan se në llogaritë e tyre kishte më shumë faturime se sa duhej.