Kjo kompani shpërblen punëtorët që nuk e pinë duhanin me…

529
Një kompani në katin e 29-të të bllokut të zyrës së Tokios thotë se çdo pushim për cigare zgjat të paktën 15 minuta. Prandaj kompania e marketingut “Piala Inc” ka vendosur që stafit të saj jo duhanpirës t’u japë gjashtë ditë pushim- shtesë në vit, për të kompensuar kohën që duhanpirësit marrin për pushimet e cigareve.
Ky vendim u mor pasi punëtorët që nuk e pinë duhanin u ankuan se po punojnë më shumë se ata që e pinë duhanin.
Zëdhënësja e kompanisë, Hirotaka Matsushima, tha për The Telegraph: “Një prej punëtorëve të stafit tonë jo-duhanpirës dërgoi një mesazh në kutinë e sugjerimit të kompanisë duke thënë se pushimet e pirjes së duhanit po shkaktonin probleme.”
Pas sugjerimit, drejtori i kompanisë Takao Asuka vendosi t’u japë punonjësve të tjerë jo duhanpirës kohë shtesë për ta kompensuar, shtoi Matsushima.
Sigal