Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel përmes një postimi në rrjetin social X, ka njoftuar hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE të Ukrainës dhe Moldavisë. Gjithashtu, Këshilli i Europës i ka dhënë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat.
Nga ana tjetër, Michel shkruan se Bashkimi Evropian do të hapë negociatat edhe Bosnje Hercegovinën, por vetëm pasi të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit. Një vendim i tillë për Bosnjen mund të merret gjatë muajit mars të vitit tjetër.
Sipas Michel këto vendime janë një sinjal i qartë shprese për popullin e këtyre vendeve dhe kontinentin europian.
Postimi i Charles Michel në X:
Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. #EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE do të hapë negociatat me Bosnjë dhe Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë.






















