Kërkoheshin prej vitesh, kapen në bunker prej metali dy bosë të mafias italiane

437
Policia italiane ka arrestuar sot dy bosa të mafias italiane kalabreze Ndrangheta të dënuar e të kërkuar nga drejtësia italiane prej shumë vitesh.
Dy mafiozët italianë, Giuseppe Ferraro e Giuseppe Crea u gjetën të fshehur në një bunker, ndërtuar i tëri në metal, por me të gjitha kushtet e mundshme për të jetuar brenda, në një kurriz malor në zonën Agro di Maropati në provincën e Rexhio Kalabrisë.
Në bunker u gjet dhe një arsenal i vërtetë armësh.
Giuseppe Ferraro i kërkuar nga drejtësia italiane që prej vitit 1998 është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje e aktivitet mafioz.
Giuseppe Crea këkohej prej 2006 i dënuar për organizim e aktivitet mafioz.
Të dy të arrestuarit janë dy bosa të rëndësishëm lokal që drejtonin dy të ashtëquajtura celula të mafias kalabreze Ndrangheta.
“Sot është një ditë e bukur për të gjithë e për vendin, ka komentuar Ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano, këtë ngjarje. Drejtësia fitoi përsëri!”
Sigal