Kërcënim për sulm terrorist, anullohet koncerti në Roterdam

591
Një kërcënim për sulm terrorist të mërkurën në Hollandë ka bërë që të anullohet një koncert në qytetin e Roterdam.

Gjatë mbrëmjes së mërkurës (23 gusht) autoritetet ndaluan një furgon me targa spanjolle që ishte i mbushur me bombula gazi pranë Rotterdam Maassilo, vendi ku do të zhvillohej koncerti i grupit amerikan të rrokut Allah-Las, tha kryetari i bashkisë Ahmed Rrethaleb.

Policia nuk e ka pasur të nevojshme për të bërë evakuimin e njerzve pasi koncerti nuk kishte filluar akoma.

Shoferi është duke u marrë në pyetje nga polica ndërsa ekspertët ushtarakë të eksplozivëve po kontrollojnë furgonin.

Kryebashkiaku i qytetit hollandez nuk ka dhënë shumë detaje mbi natyrën e paralajmërimit që kanë marrë duke shtuar se është ende shumë shpejt për të lidhur furgonin e ndaluar me kërcënim për sulm terrorist, raporton The Guardian.
Sigal